Klea Hutën e gjejmë kudo, në moderim, muzikë, aktrim. Në të gjitha rastet ajo është e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale me të cilët shpesh edhe realizon intervista virtuale. Së fundmi në fakt me ndjekësit ka ndarë edhe një video në “Tiktok” ku tregon gjërat që mban në çantë. Mes të tjerash, ne vumë re( por edhe ajo theksoi) se Klea nuk mban kuletë. Paratë në një xhep, kartat në një xhep dhe më pas Klea e tha vetë që ka një “sekret”, nuk përdor kuletë kurrë, nuk i pëlqen.
”Një fakt interesant për mua është që unë nuk mbaj kurrë kuletë”.
Epo ne vajzat edhe e kuptojmë, edhe s’e kuptojmë.