North West, vajza 10-vjeçare e Kim Kardashian, bëri një rrëfim të sinqertë gjatë një videoje live në TikTok. North, e cila shpesh ndan momente me familjen e saj në rrjetet sociale, ka treguar se ka disleksi.
“Djema, unë kam disleksi. A e dini se çfarë është kjo?”, tha ajo. Nëna e saj, Kim Kardashian, ndërhyri shpejt, duke komentuar me humor: “Northy , je e sigurt që do ta tregosh këtu”
Disleksia është një çrregullim i të mësuarit që përfshin vështirësi në lexim për shkak të problemeve në identifikimin e tingujve të të folurit dhe të mësuarit se si ato lidhen me shkronjat dhe fjalët.
Diskutimi nuk u fut më thellë në temë, por Kim pranoi se ajo me vetëdije përmbahet nga diskutimi publikisht për disa aspekte të jetës së vajzës së saj.








