Vdekja e parakohshme e Matthew Perry ishte e rëndë, për fansat e tij, miqtë dhe familjen e tij të dashur. Intervista e fundit e aktorit ishte në në nëntor të vitit të kaluar ku ai foli për këshillat që do t’u jepte atyre që vuajnë nga varësia, duke u thënë se “nuk janë vetëm” dhe se “nuk është faji i tyre”.
“Ekziston një gënjeshtër e famshme që njerëzit nuk ndryshojnë. Më ndodh që e di që njerëzit ndryshojnë dhe e shoh këtë çdo ditë. Unë shoh njerëzit duke u përmirësuar. Unë shoh dritat në sytë e tyre duke u ndezur. Ata kalojnë pjesën e tmerrshme të varësisë, detoksifikimin, dhe janë në gjendje të bëjnë një jetë normale për sa kohë që bëjnë një sasi të caktuar pune çdo ditë”, tha ai.
Matthew ka qenë tepër i hapur për betejat e tij me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës dhe bëri shumë për të ndihmuar të tjerët në situata të ngjashme.








