Vesa Vllasaliu, tashmë banore e “BBVK2” është ish-partnerja e futbollistit Mërgim Berisha. Gjatë qëndrimit në shtëpi ajo ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre. Së fundmi ka folur edhe për një shtatzëni të humbur.
“”Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe mërguan në spital. Më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur, se kam patur shumë gjakderdhje”, është shprehur ajo.
Më tej ka rrëfyer se familja e tij nuk e ka dashur, teksa ka treguar edhe një situatë me ish-vjehrrin.
“Një situatë më e keqja që më ka ndodhur, babai i tij më ka pyetur çfarë do të bëje nëse të rrah dikush, unë i thash e kisha thirrur policinë. Ai ma bëri ok, edhe nëse të rrah, vjen policia më fut në burg edhe dal sërish, edhe sërish të rrah. Unë jam zënë shumë me ta, edhe s’kam folur më me ta”, shtoi ajo.