Celine Dion ka bërë një paraqitje të rrallë publike pas një shkëputje për shkak të një sëmundjeje të rrallë neurologjike. Dion u pa në Las Vegas me tre fëmijët e saj duke ndjekur një ndeshje hokei. Artistja ndau në rrjetet sociale foto ku shihet duke pozuar me tre djemtë e saj, disa lojtarë dhe trajnerin e ekipit që mbështet.