Në një intervistë me “Good Morning America”, Megan Fox ka treguar se ka përjetuar një abort spontan. Aktorja ka humbur fëmijën me partnerin e saj Machine Gun Kelly.
“Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë në jetën time”, shprehet Fox. “Kam tre fëmijë kështu që ishte e vështirë për të dy ne. Na bëri të përjetonim një udhëtim të vështirë bashkë dhe veçmas, bashkë dhe të ndarë duke u përpjekur të kuptojmë ‘Çfarë do të thotë kjo? Pse ndodhi?’”
Megan ka shkruar dy poezi për abortin e saj në librin e ri “Pretty Boys Are Poisonous”. Sipas “People”, Fox lë të kuptohet se foshnja ishte vajzë sepse përmend ultrasound-in e kryer në javën e 10-të. Në një poezi aktorja shkruan për dëshirën për të parë foshnjen e saj, ndërsa në një tjetër përdor përemrin vetor “e saj”. “Më thuaj të lutem, cili është çmimi për shpirtin e saj?”, shkruhet në poezi.
Megan ka tre fëmijë, Noah, Bodhi dhe Journey me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.