Koncerti-recital i këngëtares Elsa Lila do të mbahet mend gjatë. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në podkastin e kryeministrit Rama, ajo ka folur për jetën e saj, mes të tjerash edhe për humbjen e të ëmës në vitin 1997.
“Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale”, rrëfeu ajo.








