Sulmuesi ganez Raphael Dwamena nuk i mbijetoi dot sulmit në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.
Futbollisti ra pa ndjenja në minutën e 24-ët të ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor bëri që të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës.
Aty sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar një atak kardiak të dytë, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën.
Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti.
Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatias që prej fillimit të sezonit.








