Këtë nëntor do të lexojmë “Të parat”. Po-po, “Të parat” e Neda Ballukut. Po flasim për librin e saj të dytë, 11 vjet pas librit të parë.
Është një libër për fëmijë dhe adoleshentë, për ata që e meritojnë të dinë cilat janë të parat. Për 16 gra që me historinë e tyrë kanë krijuar historinë tonë. Ka histori për historinë që ka lënë gjurmë të përjetshme. Ka mesazhe nga historia e atyre që kanë qenë “Të parat”.
Ka Shën Tereza, ka Marie Kraja, ka Marigo Pozio, ka Lume Blloshmi, ka 16 gra që me gjak, me penë, me sy, me duar, me zemër na kanë shtruar tkuqtë e tapetit, të parat.
Librin e gjeni nga 15 nëntori në Panairin e Librit dhe më pas në libraritë e Tiranës.