Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mira Meksi shpallet shkrimtarja më e mirë e edicionit të 26 në Panairin e Librit

18/11/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Mira Meksi shpallet shkrimtarja më e mirë e edicionit të 26 në Panairin e Librit

Sot në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet për Panairin e Librit 2023 për veprat më të mira letrare. Çmimin “Shkrimtari më i mirë” e mori znj. Mira Meksi për romanin “Parisi Vret” me këtë motivacion: Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.





Çmimin “Përkthyesi më i mirë i vitit 2023” e mori znj. Ana Kove, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass, me këtë motivacion: Për ballafaqimin e denjë me librin kompleks të një autori sfidues; për përcjelljen në shqip të fantazisë së tij të guximshme, të tisit satirik dhe simbolikës… Për pasurimin në mënyrë cilësore të bibliotekës së shqipes me një gur miliar të letërsisë botërore.

Çmimin për “Veprën më të mirë studimore për vitin 2023” e mori z.Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur” me këtë motivacion: Për një vizatim të plotë e sidomos të plotësuar me fakte të panjohura të një peme shqiptare me rrënjë të forta, trung solid dhe kurorë të dendur siç janë Frashërllinjtë. Për gërshetimin e akribisë shkencore me rrëfimin tërheqës, duke krijuar një portretizim harmonik brenda mozaikut të gjerë të kontekstit historik dhe gjeografik.


Çmimin për ”Librin më të mirë për fëmijë të vitit 2023” e mori znj. Rudina Çupi, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”, me këtë motivacion: Për njohjen e botës fëmijërore, për praninë e elementit bashkëkohor, për gërshetimin e letërsisë me didaktikën.

Çmimin e Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge e mori Znj.Diana Çuli për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir, me këtë motivacion: Përmes zgjedhjeve përkthimore, fuqisë së fjalës dhe sintaksës së rrjedhshme, respekton stilin autentik të Simone de Beauvoir duke sjellë një atmosferë njëherësh intime e emocionuese.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…
Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
Next Post
Nuk vendosni dot si t’i bëni thonjtë këtë dimër? Ja disa ide

Nuk vendosni dot si t’i bëni thonjtë këtë dimër? Ja disa ide








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera