Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë! 19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Mërkuri do jetë retrogradë, por në dhjetor këto shenja horoskopi do bëjnë qejf!

20/11/2023
in Horoskopi
Reading Time: 4 mins read
A A
Mërkuri do jetë retrogradë, por në dhjetor këto shenja horoskopi do bëjnë qejf!

Dashi – Këtë muaj do rimendoni karrierën tuaj, do mendoni sesi doni ta shihni veten tuaj në të ardhmen. Nëse dëshironi të udhëtoni, bëjeni! Në aspektin personal, po ndodh një transformim. Nëse keni patur probleme në lidhjen tuaj do i futeni problemit thellësisht për të kuptuar ku keni gabuar. Këtë muaj do keni më shumë para në duar. Vlera juaj në shoqëri do të rritet.





Demi – Mërkuri retrogradë do jetë argëtues për ju. Mund t’i riktheheni një vendi ku keni qenë tashmë. Do keni një energji të mirë në fillim të muajit. Por më pas do merreni më shumë me anën psikologjike, do i mendoni gjërat më thellë. Kujdes nga keqkuptimet sepse dikush në shoqëri mund ta marrë për keq diçka që do thoni apo anasjelltas. Në jetën personale do e shikoni më thellësisht lidhjen me partnerin.

Binjakët –  Këtë muaj mund të mësoni disa gjëra të reja dhe çdo gjë që do t’ju vijë do e përballoni në mënyrë shumë të mirë. Do mendoni shumë për paratë dhe për lidhjen tuaj gjatë Mërkurit retrogradë. E vetmja sfidë që do keni është me veten, se ku doni ta shihni veten në të ardhmen. Do e shijoni më shumë kohën në punë dhe rutinën tuaj. Në jetën personale do t’ju duhet të negocioni me partnerët.


Gaforrja – Ky është një muaj i rëndësishëm për ju sepse hëna e plotë do jetë në shenjën tuaj. Do ta tregoni dhe do ta shprehni se çfarë dëshironi. Në fillim të muajit do të rishikoni lidhjen tuaj. Nëse jeni beqar dikush mund të vijë në jetën tuaj dhe do ta mendoni mirë. Nëse kaloni një krizë në lidhje është për të mirën tuaj sepse është koha për të diskutuar disa çështje. Në pjesën e dytë të muajit do përqëndroheni më shumë në punë.

Luani – Ju e filloni muajin me një ndryshim në punë. Do doni të ndryshoni diçka nëse jeni të pakënaqur. Gjithashtu do bëni ndryshime për një shëndet të mirë nëse keni patur shqetësime. Në aspektin personal, mund të takoni dikë, por nuk do ndiheni të sigurtë. Nëse jeni në lidhje mund të hapen biseda për intimitetin, por edhe për fëmijët. Këtë muaj bëni mirë të dilni dhe të shijoni jetën.

Virgjëresha – Këtë muaj kujdes me komunikimin. Do mendoni shumë për një çështje dashurie. Mund të njihni dikë të ri ose të rregulloni një marrëdhënie të shkuar. Gjithashtu mund t’i riktheheni edhe një projekti ose sporti. Kushtojini vëmendje debateve në familje. Do jeni më socialë dhe Krishtlindjet e Vitin e Ri mund t’i festoni jashtë shtëpisë.

Peshorja – Do keni një energji të mirë këtë muaj pavarësisht Mërkurit retrogradë. Mund të bëni ndryshime në shtëpi, ose të ndiheni më nostalgjik duke parë fotot e vjetra. Kujdes me komunikimin. Qëndro larg dramave dhe do e mbyllni vitin pa debate. Do keni më shumë dëshirë për të blerë sende të bukura. Shijojeni këtë muaj festash.

Akrepi – Të gjithë sytë do jenë tek ju. Do jeni magnet për njerëzit e tjerë. Nuk do keni nevojë të flisni sepse vetë energjia juaj do afrojë njerëz. Kujdes me çelësat apo gjëra që mund të humbni pasi Mërkuri do jetë retrogradë. Mund të bëni një udhëtim në një vend ku keni qenë më parë. Gjithashtu do lidheni më shumë me vëllezërit, motrat ose fqinjët. Do përpiqeni të kurseni më shumë para pasi keni harxhuar goxha.

Shigjetari – Muaj i rëndësishëm për ju. Në fillim të muajit do fokusoheni më shumë tek paratë dhe tek gjërat që doni të bëni ndryshe me paratë. Mërkuri retrogradë do jetë në shenjën tuaj prandaj duhet të keni kujdes nga mashtrimet. Nuk është për tu frikësuar, por thjesht duhet të keni kujdes. Në fund të muajit do bëni shumë qejf. Do jeni plot energji. Kujdes gjithashtu me komunikimin. Në jetën personale, keni shanse për një lidhje të re pasi do tërhiqni shumë njerëz.

Bricjapi – Këtë muaj do shfaqeni në një mënyrë ndryshe. Në dhjetor do jeni socialë, do dilni e do bëni qejf, do takoni njerëz të rinj. Ëndrrat që do shihni do t’ju tregojnë diçka. Mërkuri do jetë retrogradë prandaj kujdes mos humbni diçka apo problemet me teknologjinë. Edhe pse gjërat mund t’ju duken të paqarta kur Mërkuri retrogradë të ketë përfunduar do i shihni gjërat në perspektiva të reja.

Ujori – Do shihni më shumë ëndrra, do jeni konfuz, por edhe do fokusoheni tek qëllimet tuaja. Dhe kur flasim për qëllimet, keni shumë në kokën tuaj. Me Mërkurin retrogradë kujdes mos humbisni sende apo informacione të rëndësishme. Mos dilni shpejt në përfundime. Mund të paragjykoni një mik, por kur retrograda të ketë mbaruar do i shihni gjërat ndryshe. Do merreni më shumë me rrjetet tuaja sociale, do shkoni në evente dhe do merrni më shumë benefite nga puna.

Peshqit – Këtë muaj do takoheni me miq që nuk i kishit parë për një kohë të gjatë. Do mendoni më shumë për qëllimet tuaja ose t’i ndryshoni ato. Në punë mund të keni keqkuptime pasi Mërkuri do jetë retrogradë. Prandaj kujdes me fjalët që thoni. Do mendoni të ndryshoni punën. Do mendoni të udhëtoni. Ose do kërkoni të mësoni diçka të re. Do bëni qejf, do dilni, do shkoni në evente, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Ky parashikim mundësohet nga Revista Who dhe nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Aktori i njohur i “Twilight”, baba për herë të parë!

Aktori i njohur i “Twilight”, baba për herë të parë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera