Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këtë fundvit, gzo n’Shkodër!

01/12/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Këtë fundvit, gzo n’Shkodër!

Shkodra ka nisur të ndriçojë e të zbukurohet si asnjëherë më parë. Ngjyrave festive që kanë veshur tashmë çdo pjesë të qytetit do t’i shtohen dhe tingujt e gëzimit të njerëzve që do të mund të argëtohen përgjatë gjithë dhjetorit tek shtëpizat e “fshatit festiv”, të cilat për herë të parë janë vendosur përgjatë pedonales, për të çelur kështu rrugën e fillimit të një tradite të bukur, traditës së përvitshme që do t’i shtojë kryeqendrës së veriut hijeshinë dhe bukurinë e festave të fundvitit.
Shkodra do të gumëzhijë edhe nga tingujt e muzikës, këngëve e valleve, nga artistë shkodranë e të ftuar, të cilët do të performojnë në ditë të ndryshme, përgjatë gjithë dhjetorit. Kalendari i aktiviteteve që pritet të jetë i larmishëm ka nisur që sot me ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes, në prani të fëmijëve artistë shkodranë, qytetarëve dhe kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili po kujdeset vetë për çdo detaj të festimeve të fundvitit në qytet.
Ishte kjo si një hapje zyrtare e festimeve që Shkodra po ofron për herë të parë këtë fundvit, me ftesën e përzemërt “Gzo n’Shkodër!”, drejtuar jo vetëm qytetarëve të saj, emigrantëve që do të kthehen në Shqipëri, por edhe gjithë turistëve që mund të zgjedhin festën e këtij qyteti, si destinacion të këtij dhjetori.
Kështu, përveç bukurive të pamata natyrore që qyteti ofron e që janë aq të preferuara në dimër, tashmë në këto ditë festive Shkodra do të ofrojë edhe atmosferën e festës së qytetit, me shtëpizat ku do të ofrohet shumëçka, që nga vera e ngrohtë, deri te kraftet e dhuratat e personalizuara apo ushqimi i shijshëm në stilin street food dhe koncertet e shumta, të cilat do të kulmojnë me koncertin e madh të Krishtlindjes dhe atë të ndërrimit të viteve.
Pra janë të shumta arsyet me pranu ftesën “Gzo n’Shkodër!”, për çdo ditë të dhjetorit, kur Shkodra do të festojë si kurrë më parë.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
“Jam më seksi në këtë moshë”, Sharon Stone:  Shumë meshkuj duan të flenë me mua!

“Jam më seksi në këtë moshë”, Sharon Stone: Shumë meshkuj duan të flenë me mua!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera