Rita Ora u shfaq në British Fashion Awards në Londër me një fustan të gjatë të zi, por e gjithë vëmendja ishte te pjesa e pasme e tij. Fustani ekspozonte tërësisht shpinën e Ritës dhe në mes ishin vendosur disa kreshta artificiale si dinosaur..
“Do të duhen dy ose tre orë për t’u vendosur”, tha Rita në një video gjatë të filmuar gjatë momenteve të përgatitjes. “Zgjodhëm një fustan të thjeshtë sepse shpina është pjesë shumë e rëndësishme e gjithë pamjes”.