Cardi B është beqare. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një “live” në Instagram. Ajo është ndarë nga bashkëshorti “Offset” me të cilin u martua në vitin 2017.
“Kam pasur frikë…jo frikë tamam, por s’dija si t’ia thoja botës. Ndihem sikur sot është momenti”, tha ajo. Lajmet për krizën nisën nga momenti kur dyshja i bënë “unfollow” njëri-tjetrit në Instagram.