Këngëtarja kosovare Shyhrete Behluli ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re. Bëhet fjalë për një baladë dashurie. Ajo që bie në sy nga i gjithë materiali muzikor është pikërisht titulli. Kënga e Shyhretes titullohet “Shpirt i shpirtit tim”. Titulli është i njëjtë me atë të superbaladës së yllit të muzikës shqiptare Aurela Gaçe. Tekstet e këngëve janë të ndryshme. Ai i Aurelës është shkruar nga Rozana Radi, ndërsa i Shyhretes nga Ilir Berani, bashkëshorti i këngëtares Gili. Nuk besojmë të jetë një rastësi, sepse nuk bëhet fjalë për një shprehje të zakonshme, por për një krijim autentik të këngëtares, duke qenë se kjo shprehje, siç Aurela ka treguar më parë ka qenë mënyra se si partneri i saj i shprehte dashurinë.
Që nga koha e daljes së këngës së Gaçes, “Shpirt i shpirtit tim” ka shërbyer si dedikim në torta dashurie, është shndërruar në tatuazhe, duke u kthyer kështu në një himn për të gjithë të dashuruarit. Gjithkund ishte përdorur deri në këto moment ky titull, po që të përdorej në një tjetër titull nuk na e kishte marrë mendja…