Madonna mund të jetë një divë, por kjo nuk e justifikon aspak faktin që ajo të nisë koncertin e saj 3 orë me vonesë. Ylli i popit irritoi audiencën e saj pasi koncerti që do duhet të niste në 20:30 filloi në 23:00. Turma ishte e zhgënjyer dhe sigurisht nuk ia falën, pavarësisht performancës së mirë që ajo bëri.
Fansat kanë shpërthyer në “X”.
“Nuk më intereson nëse je Madonna. Nëse vonohesh tre orë, je thjesht e pasjellshme,” shkruante një koment.
“Koncerti duhej të fillonte në orën 8: 30. Madonna filloi në orën 23:00. E gjithë arena po bërtiste për vonesën e saj. Shfaqje e bukur, por shkoi shumë vonë”, tha një tjetër.
Sipas një burimi për “Page six”, vonesa ka ardhur si pasojë e një problemi teknik.








