Aktori i “Friends”, Matthew Perry vdiq më 28 Tetor 2023, në moshën 54-vjeçare. Matthew Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës, sipas raportit të autopsisë të publikuar të premten nga mjekësia ligjore e Los Anxhelosit.
Autopsia listoi mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës si faktorë kontribuues, por që nuk lidheshin me shkakun e drejtpërdrejtë të vdekjes. Mënyra e vdekjes u cilësua si aksident. Aktori u gjet i pajetë në xhakuzi, në shtëpinë e tij. Ai kishte nivele të larta të ketaminës në gjak, humbi ndjenjat dhe më pas u zhyt në ujë, thuhet në raportin e autopsisë.








