Dikur çifti më i komentuar i showbiz-it përsa i përket marrëdhënies së tyre të shëndetshme. Por, prej kohësh Jolie dhe Pitt po përfliten për një krizë të thellë në marrëdhënien e tyre. Vetëm pak ditë më parë Brad u akuzua se po përjetonte një marrëdhënie dashurie me kolegen e tij Marion Cotillard. Së fundi, Brad është fotografuar duke u puthur me një tjetër aktore. Kësaj rradhe flitet për simpatiken Lizzy Caplan. Mesa duket fjalët dhe akuzat e gazetarëve se Jolie është dobësuar prej krizës së marrëdhënies së saj me Brad, po vërtetohen dita ditës.