Fifi është zyrtarisht finalistja e parë e “DWTS”. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ku mes të tjerash ka kujtuar një fragment nga “BBV1”, konkretisht humbjen e ndjenjave.
“Rënia e të fikëtit që më ndodhi u mor dhe u hiperbolizua, u shkatërrua. E bënë parodi dhe thanë që nuk më ra të fikët kurrë, por bëra vetë. Ishte e dhimbshme, e frikshme. Ishte edhe një periudhë që unë isha shtatzënë, dhe kur e kam parë kam thënë pse ta përdorin sërish. Nga ana tjetër po të thoja që isha shtatzënë, nuk mundesha dhe nuk doja ta tregoja, sepse nuk ngela shtatzënë për njerëzit, për social media”, tha ajo.