Krist Dragot ka rrëfyer së fundmi një episod nga adoleshenca e tij, kohë në të cilën tha se ka eksperimentuar me lëndët narkotike.
Në një intervistë për “Glamour Zone”, ai tha se konsumimi i hashashit e ka bërë paranojak dhe se më vonë e ka kuptuar se duhet të heqë dorë nga përdorimi i tij për të mirën e tij.
A ke eksperimentuar ndonjëherë me lëndët narkotike?
Kristi Dragot: Po, absolutisht. Është pjesë e adoleshencës dhe ke nevojë të kuptosh që nuk janë gjithmonë gjëra pozitive. Pa shitur moral, pa u bërë moralist, nuk është ndonjë gjë “uau”.
Konkretisht, cilën ke provuar?
Kristi Dragot: Marijuana dhe nuk më pëlqeu sepse më bëri paranonjak, më vë në gjumë. Më bëri një Krist që nuk doja të isha, dhe mua më pëlqen ky që jam. Këtë më bën droga, më bën një person që nuk dua të jem. Se ç’bëjnë njerëzit? Nuk pëlqejnë atë që janë në realitet, pëlqejnë atë që janë nën efektin e drogës. Unë jam e kundërta, më pëlqen personi që jam në realitet.