Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Destinacioni magjik që çon në një nivel tjetër festat e fundvitit; Zbuloni sa pranë gjendet vendi ku do të krijoni kujtimet më të bukura!

20/12/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Destinacioni magjik që çon në një nivel tjetër festat e fundvitit; Zbuloni sa pranë gjendet vendi ku do të krijoni kujtimet më të bukura!

Dhuratat, veshja, darka, menuja, destinacioni, muzika…përgatitjet për festat e fundvitit mund të jenë jo pak stresuese, nëse pak ditë përpara Krishtlindjes, e Vitit të Ri nuk keni thuajse asgjë gati. Po sikur t’u themi të përgatisni thjesht fustanin e kostumin më të bukur e të rezervoni në destinacionin më magjik të festave, që do u japë fund të gjitha dilemave tuaja.





Nuk ju duhet një biletë për slitën e Babagjyshit, as një biletë avioni, sepse shumë afër Tiranës gjendet destinacioni magjik që i con festat në një tjetër nivel. Portonovi është resorti ku ju mund të kaloni festat më të bukura dhe të gjitha shqetësimet e pikëpyetjet tuaja të zhduken si me magji.

Me këtë udhëtim, ju keni përgjigjet e gjithçkaje që përmendëm më sipër. Një udhëtim që do të ishte dhuratë më e bukur këtë fundvit, që mund t’i bëni njerëzve të zemrës. Menuja e darka, një shqetësim më pak, sepse Darka Gala e Krishtlindjes apo ajo e ndërrimit të viteve, brunch-i më 1 janar, janë disa nga përvojat më luksoze të kulinarisë që stafi i Portonovit ka planifikuar në detaj. E muzika apo atmosfera duhet të jetë shqetësimi juaj i fundit. Gjatë periudhës së fundvitit, Portonovi shndërrohet në një vend magjik buzë detit duke i bërë festat edhe më të veçanta. Pra ajo për çka vërtetë duhet të shqetësoheni është vetëm çfarë duhet të vishni, sepse çdo gjë në Portonovi është përgatitur prej kohësh nga stafi i kualifikuar dhe profesionistë që është në shërbimin tuaj deri për më të voglin detaj.


Falë dritave, zbukurimeve që llamburijnë në çdo cep, tregut të Krishtlindjes, skenës ku do performohet muzika më e mirë për 16 ditë radhazi, këndeve të fotove, Babagjyshit e personazheve më të dashura për fëmijë, resorti shndërrohet në një Botë të Çudirave festive. Nëse deri më tani festat i keni kaluar në një vend të mbyllur, ku i gjithë emocionet vareshin nga shpresa nëse dëbora do të zbardhte apo jo, në Portonovi është një fshat i tërë që gëlon buzë detit, me dhjetëra aktivitete për t’ju dhuruar emocione të paprovuara më parë.

Në Portonovi, do të gjeni në çdo cep një arsye për të festuar. Padyshim këngëtarët, grupet muzikore, bandat dhe DJ të njohur do të “ndezin” vendin si asnjëherë më parë për 16 ditë dhe netë radhazi nga 23 dhjetori deri më 7 janar.

Gjithashtu veç marrjes me qira të një vile a rezidence me një kapacitet për të gjithë grupin tuaj shoqëror, nëse këto festa dëshironi t’i kaloni ndryshe në hotelin ekskluziv One&Only Portonovi, ju pret asgjë një përvojë unike. Kuzhina e shkëlqyer, trajtimet më të mira në Chenot Espace Spa dhe gjithë përkëdheljet festive që meritoni.

Sharmi magjepsës i Portonovit do t’jua rrëmbejë menjëherë zemrën, duke ju bërë të mendoni dy herë nëse festat e fundvitit duhen festuar medoemos në një vend të ftohtë, me dëborë, apo në një fshat buze detit, dritat e të cilit nuk reshtin së llamburituri.

Festimet në Portonovi kanë bërë jehonë nga viti në vit, ndaj bëjini dhuratën më të veçantë njeriut të zemrës, por jo vetëm, disa ditë qëndrimi në këtë resort për të zbuluar vetë magjinë dhe atmosferën festive buzë detit. Përfitoni sa jeni në kohë nga oferta ëinter Escape për një arratisje dimërore që do t’ju ngrohë zemrën e do t’ju falë kujtimet tuaja më të bukura. Oferta përfshin jo vetëm akomodimin në suitat luksoze, me mëngjes e parkim të përfshirë, por dhe një masazh relaksues 30 minuta për person. Kjo ofertë speciale fillon me vetëm 192 euro për natë dhe është e disponueshme deri në fund të muajit janar.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Demi Lovato i jep fund beqarisë

Demi Lovato i jep fund beqarisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera