Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim kundër Chiara Ferragni-t pasi u publikua mashtrimi i saj me “Balocco”.
Padia është paraqitur nga shoqata “Codacons” dhe shoqata “Assourt”.
Hetimi do t’i besohet Policisë Financiare.
Chiara Ferragni do të thirret të përgjigjet për krimin e mundshëm të mashtrimit të rëndë, me kërkesën për të sekuestruar llogaritë e kompanive të saj për të mbrojtur veprimet e dëmshpërblimit nga konsumatorët që kanë blerë pandoron.
Nga ana tjetër, kreu i grupit të “Fratelli d’Italia”, Riccardo Truppo dha njoftimin për të kërkuar tërheqjen e meritës qytetare të “Ambrogino d’Oro” (nderimi më i lartë që i bëhet dikujt nga Bashkia e Milanos për aktivitetet e bamirësisë), që iu dha 2020 çiftit Fedez-Ferragni.
Ata u nderuan me këtë titull në dhjetor 2020, pas mbledhjes së fondeve prej 4 milionë eurosh për të zgjeruar njësinë e kujdesit intensiv në një spital të Milanos.








