Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

AMA paralajmëron Arian Çanin: Kujdes…

09/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
AMA paralajmëron Arian Çanin: Kujdes…

AMA i tërheq vëmendjen Televizionit Kombëtar Klan për shkelje të rënda etike në emisionin “Zonë e lirë”.





Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se i ka dërguar një shkresë Televizionit Kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan në datat 29 dhe 30 Prill 2016.

Sipas AMA-s, gjatë emisioni ka patur shkelje flagrante, që në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive.


Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës së emisionit, nga ora 21:05-22:30, AMA thekson se u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit.

Sipas AMA-s, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit.

“Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani. Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë”, – thuhet në vërejtjet e AMA-s.

“Ritransmetimi i emisionit”, – vijon AMA, “në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit.

Në këto kushte, mbështetur në nenin 33, pika 1, gërma (d) dhe (e) të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parime themelore”, Seksioni 4, “Transmetimi i programeve informative” pika 4.8, “Seksioni 5, “Programet kulturore argëtuese, filmat dhe fëmijët”, si dhe në zbatim të nenit 133, pika 1, germa a;

-duke pasur parasysh kohën kur programi është emetuar në një televizion me licencë kombëtare e me impakt në publik;

AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Tags: amaarian caniTv Klanzone e lire
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
Familja e Fiqiri Muçës rrezikon rrugën për 1.5 milion lekë… Fjodora Fjora, Florjan Binaj e Ori Kuçi paguajnë shumën për fëmijët

Familja e Fiqiri Muçës rrezikon rrugën për 1.5 milion lekë... Fjodora Fjora, Florjan Binaj e Ori Kuçi paguajnë shumën për fëmijët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera