Viti 2024 vjen me surpriza dhe njëra prej tyre është me e veçantë sesa e mendoni. E keni parë filmin “Hot”? Do të rikthehet në ekran më shpejt sesa e mendoni. Teksa sheh trailerin e filmit, kupton se ka kaq shumë për të parë, romancë, pasion, sherre, intriga, gjithçka. Një serial që ka bërë bashkë emra të njohur si Ermal Mamaqi (producent-aktor), Jonida Vokshi, Irgen Çela, Megi Pojani, Irgen Çela, Inis Gjoni, Zamira Kita, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Monika Lubonja, Amos Zaharia, Erblin Bajko, etj. Nën autorësinë e Bjordi Mezinit dhe Klaudja Brahimajt, “Hot” rikthehet më 7 janar në “Top Channel”. Bëni gati kokoshkat, janari do të bëhet shumë “Hot”.








