Cameron Diaz dha një këshillë për të gjitha çiftet e martuara, e ftuar në podcast-in “Lipstick on the Rim” të autoreve Molly Sims dhe Emese Gormley. Aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.
“Për mua, e thënë ndryshe me fjalë më të thjeshta, kjo situatë është: unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vet. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese,” tha ajo.
Aktorja nuk është e vetmja që i pëlqen ideja e “divorcit të gjumit”.
Pavarësisht nëse shqetësoheni nga gërhitja, mbulesat e vjedhura gjatë natës ose oraret e ndryshme që ju zgjojnë para alarmit, më shumë njerëz po i drejtohen “divorcit të gjumit”.
Sipas një sondazhi më shumë se një e treta e amerikanëve thonë se herë pas here ose vazhdimisht flenë në një dhomë tjetër nga partneri i tyre.








