Ky është viti ku ju do fokusoheni tek marrëdhëniet me të tjerët. Nëse jeni beqarë mund të tregoheni të guximshëm dhe të njihni dikë. Nëse jeni në një marrëdhënie, diçka do ndryshojë, një transformim mund të ndodhë. Këtë vit mund të investoni, të rriteni, të mësoni gjëra të reja, të udhëtoni. Do jeni më spiritualë. Do i jepni gjithashtu shumë rëndësi intimitetit duke kërkuar të jeni të balancuar me trupin, mendjen dhe zemrën. Dhe kur flasim për zemrën, këtë vit nuk do pranoni askënd toksik pranë vetes. Nëse keni njerëz toksik ose do i largoni, ose do merrni një mësim jete prej tyre. Nuk do të përpiqeni më të gjeni dashurinë. Kur të dorëzoheni pikërisht atëherë do vijë tek ju.