Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Alketa Vejsiu rrëfen historinë personale dhe i dërgon një mesazh publik Alfred Pezës: Përpara se të jesh drejtor, duhet të jesh njeri!

05/01/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Alketa Vejsiu rrëfen historinë personale dhe i dërgon një mesazh publik Alfred Pezës: Përpara se të jesh drejtor, duhet të jesh njeri!

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu sot ka zhvilluar një intervistë virtuale në Instagram me ndjekësit e saj.





Mes pyetjeve, vëmendjen e mori ajo për Festivalin e Këngës, ku Vejsiu nuk ka ngurruar të shprehë hapur  mendimin e saj.

Sipas saj, nëse në krye të RTSH-së nuk do të ishte Alfred Peza, do të rikthehej. Por më tej ajo ka rrëfyer edhe një situatë familjare që lidhet pikërisht me televizionin shtetëror dhe drejtorin e saj, Alfred Pezën.


“S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë. Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progress. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë!. Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje oa të drejtë page, për emergjencë e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revolt banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione dukei hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe. Karma është një k*rvë, mos e harro, Alfred Peza! Ne të gjithë e marrim atë që meritojmë! Ka Zot!”, ka shkruar ajo.

Tags: alfred pezaAlketa Vejsiurevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!
Breaking News

Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!

17/12/2025
Next Post
Telenovelë në fushën e blertë, futbollistët shkëmbejnë partneret!

Telenovelë në fushën e blertë, futbollistët shkëmbejnë partneret!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera