Giorgia Meloni është kryeministre, por së pari është njeri.
Në konferencën e përvitshme me gazetarët, kryeministrja italiane, pasi qëndroi mbi tre orë në konferencë, kërkoi leje për, për, po-po, për të shkuar në tualet.
Në videon virale që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet Meloni që detyrohet t’i kërkojë ndjesë të pranishmëve për shkak se duhej të shkonte në tualet.
“Natyra thërret. Më falni, por unë duhet të shkoj në tualet…Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem?”, ka thënë ajo.