Meghan Markle ka një arsye të fortë që e pengon në rikthimin e saj në Hollywood.
Rikthimi i përfolur i Meghan Markle në aktrim mund të përballet me një pengesë të madhe për të cilën ajo është paralajmëruar dhe është pikërisht titulli mbretëror.
Që kur u largua nga Familja Mbretërore në vitin 2020, Meghan është shfaqur në serialet dokumentare të Netflix-it, Harry dhe Meghan, dhe në Archetypes të podcast-it të saj Spotify.
Thashethemet për kthimin e Meghan në Hollywood filluan të qarkullojnë kur ajo nënshkroi me William Morris Endeavour (WME) vitin e kaluar. WME është një agjenci talentesh e Hollivudit e cila ka menaxhuar të famshëm si Dwayne Johnson dhe Adele.