Greta Koçi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një statusi në “Instagram”, teksa shihet në foto dora e saj me atë të të birit. Disa muaj më parë, këngëtarja na dha lajmin e bukur se do të bëhej nënë, duke zbuluar dhe gjininë. Ajo jeton prej disa vitesh në Holandë me partnerin, të cilin nuk ka daashur ta bëjë publik.