Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Di Gaia… Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë!

26/01/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Di Gaia… Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë!

 Rruga “Sami Frashëri” në Tiranë ka kohë që po gëlon nga lëvizjet e njerëzve, që po i drejtohen një destinacioni të ri, aty pranë shkollës “Edith Durham”. Por mbrëmë, ky segment i kryeqytetit ndriçoi i tëri e zhurmoi edhe më fort, nga hareja e mbërritjes në këtë “stacion të ri” të shijes, ndjesisë së mirë, klasit e argëtimit edhe të shumë prej personazheve të njohur të medias, televizionit, biznesit, sportit e kulturës, si të ftuar në inaugurimin zyrtar të një sipërmarrjeje interesante që ka sjellë (2 në 1): dy restorante në të njëjtin vend, sa të ngjashme në stil aq edhe të ndryshme, që pa diskutim mund të quhet tani trendi më i ri, mu në zemër të Tiranës, në zonën e Bllokut.





 


Garancinë për këtë e jep stili i ri që të mahnit i “Di Gaia” – restorant & dining club dhe historia e suksesit 20-vjeçar,  që vjen prej qytetit të Durrësit, me emrin e restorantit “4 stinët”, shkruar me dritë, në të njëjtën tabelë orientuese e prezantuese për çdo klient e për gjithçka preferon ai: në katin e parë kuzhinën mesdhetare, picat e pastat me fëmijët, familjen a shoqërinë, ndërsa një kat më lartë, shumëçka edhe më speciale, për veten, partenrin/partneren, shoqërinë.

E pikërisht për këtë, ia vlen ta prezantojmë më në detaje…

Me një arkitekturë e interier modern, kokteje që mbajnë firmën e bartender-ave me përvojë, restorant Di Gaia ka një kuzhinë unike në shije e cilësi, fokusuar kryesisht te sushi, por edhe te kuzhina aziatike fusion, e cila ndërthuret aty këtu me elemente kulinare nga vende të ndryshme të botës. Por pa i mohuar një pjese të klientëve as një prej kuzhinave më të dashura për shqiptarët, asaj italiane, me pasta e risotto të përzgjedhura me kujdes nga shefat e Di Gaia-s. Restoranti ofron gjithashtu receta origjinale me mishra Dry Aged dhe peshk të freskët, duke kënaqur shijet e ndryshme që gjithmonë bëhen arsyeja përse është e vështirë të vendosësh ku të shkosh me njerëzit e dashur. E meqë jemi këtu, 4 këndet e veçuara të private dining e bëjnë Di Gaia-n vendin ideal, që edhe të dalësh për një darkë me miq apo familjen, por pa sakrifikuar domosdoshmërisht edhe intimitetin e privatësinë dhe duke e shijuar përvojën në maksimum.

 

Janë të gjitha këto arsyet pse drejt këtij destinacioni të ri po shkojnë çdo ditë e më shumë njerëz. Pse të ftuarit e inagurimit zyrtar u larguan prej aty me dëshirën e një rikthimi të shpejtë, aty tek “Di Gaia”, që tashmë mund ta quajmë jo vetëm perëndeshën e tokës e të shijes, por edhe të zonës së Bllokut në kryeqytetin tonë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
Dafina dhe Kreshniku e nisin muajin e mjaltit para dasmës

Dafina dhe Kreshniku e nisin muajin e mjaltit para dasmës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera