Dashi – Përqafoni veçantinë tuaj, Dashi. Mërkuri do të hyjë sot në shenjën e zodiakut të Ujorit, duke sjellë energji shtesë në sektorin tuaj të partneriteteve dhe kontakteve profesionale. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bashkëpunuar me njerëz me pikëpamje të ndryshme. Të mësosh të punosh me njerëz të ndryshëm nga ju mund të kërkojë pak durim. Mundohuni të debatoni më pak dhe të dëgjoni më shumë.
Demi – Jo të gjithë kanë për qëllim të ndjekin të njëjtën rrugë prandaj fati mund të ketë diçka unike për ju. Me Merkurin që hyn në Ujor, karriera dhe statusi juaj shoqëror mund të shkojnë në një drejtim të ri. Mos e mbani veten prapa duke qenë dyshues ndaj ideve të reja ose qëllimeve novatore. Mundohuni të mbani një mendje të hapur. Idetë e reja mund t’ju ndihmojnë të zgjeroni ndikimin tuaj profesional.
Binjakët – Jini mendjehapur, Binjakë. Lëreni natyrën tuaj kurioze t’ju udhëheqë, veçanërisht tani që Mërkuri përgatitet të kalojë tranzit përmes Ujorit këtë muaj. Kjo është koha e përkryer për t’u regjistruar në një kurs të ri studimi ose për t’u bashkuar me një grup ku mund të bisedoni për tema të ndryshme me njerëz të rinj. Përqendrohuni në një ose dy gjëra. Ju nuk dëshironi të shpërqendroheni nga shumë tema në të njëjtën kohë.
Gaforrja –Mund të lidheni në një nivel më të thellë dhe të mësoni diçka të mahnitshme për veten tuaj. Mërkuri në Ujor hap sekrete që janë të mira për t’u eksploruar dhe të dobishme në ndryshimet që mund të bëni tani. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të shkruar mendimet tuaja në ditar dhe për të shënuar atë që bëni.
Luani – Marrëdhënia me të tjerët për ju ka rëndësi. Me Mërkurin në Ujor, vlerësoni njerëzit që janë të përkushtuar dhe besnikë. Do ju duket tërheqëse ideja e përkushtimit ndaj një qëllimi ose vizioni. Mund të vendosni të zgjeroni ekipin tuaj në punë ose nëse jeni beqarë, më në fund mund të vendosni të angazhoheni me një person.
Virgjëresha – Gjithmonë jeni duke punuar për të përmirësuar veten dhe këtë muaj ju keni një shans për tu ngritur një nivel. Provoni diçka të re, është mirë t’i ndërroni gjërat herë pas here. Hyrja e Merkurit në Ujor është një justifikim për të dalë jashtë zonës suaj të rehatisë dhe për të rimenduar rutinën tuaj aktuale.
Peshorja –Bëj diçka kreative; Mërkuri që hyn në Ujor sjell dritë në fushën e artit, muzikës dhe kërcimit. Nëse nuk keni kohë të kënaqeni personalisht me një hobi, jini spektator. Shikoni video mbi këtë temë, shikoni një shfaqje, mësoni rreth historisë së artit ose mbështesni një artist duke blerë punën e tyre.
Akrepi – Është mirë të lidheni me familjen dhe mund ta bëni këtë përmes rrjeteve sociale nëse nuk mund të jeni personalisht. Mërkuri në Ujor është koha e përsosur për telefonatat familjare. Është koha t’i përkushtoheni më shumë familjes dhe tu tregoni dashurinë.
Shigjetari –Hyrja e Merkurit në Ujor sjell energji të re në sektorin tuaj të komunikimit. Nëse keni një dëshirë të zjarrtë për të shkruar një roman ose për të treguar një histori, bëni një skicë dhe planifikoni diçka. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të bëni derisa të provoni.
Bricjapi –Rishikoni situatën tuaj financiare, Bricjap. Nëse nuk e keni bërë këtë këtë muaj, hyrja e Mërkurit në Ujor është justifikimi i përsosur për ta bërë këtë. Është koha të fokusoheni tek paratë, borxhet, shpenzimet. Ju dini ta menaxhoni mirë paranë prandaj ky tranzit planetar nuk është aspak i rrezikshëm për ju.
Ujori – Shprehuni, Ujori. Ju keni një dritare të bukur mundësish për të bërë diçka të mirë për të ardhmen tuaj. Mërkuri që hyn në Ujor ju nxit të punoni për rritjen personale dhe vetë-zhvillimin. Ju mund të vendosni një objektiv personal për të humbur peshë ose për të organizuar gjërat me të cilat po merreni.
Peshqit –Kjo mund të jetë një kohë e mrekullueshme për të mbyllur hesapet me të shkuarën. Mërkuri në Ujor mund t’ju japë guximin që ju nevojitet për të mbyllur përfundimisht një derë dhe për të hequr lidhjen përgjithmonë duke fshirë fotot e vjetra, duke bllokuar numrat e telefonit dhe duke thënë lamtumirë.