Në shkurtin e dashurisë ka plot surpriza, nga ato me shkronja të mëdha. Ashtu ka qenë edhe surpriza e këngëtares Lori Kaçka që na ka sjellë jo një këngë, as dy, por një album të plotë. “Krejt dashni”, një projekt për të cilin ka pritur gjatë, por sigurisht që është i kuruar në detaje dhe padyshim detajet janë ato që bëjnë ndryshimin. 6 këngë në të cilat janë derdhur vargje shpirti, këngë për të cilat është punuar shumë, vijnë këtë 8 shkurt, që t’i dëgjosh në makinë, në diskotekë, kur je i lumtur, kur të kaplon trishtimi, ato këngët që në zërin e Lorit janë mrekulli. Nuk të mbetet shumë për të bërë, veç bëhu gati të dëgjosh një album që do të të shoqërojë gjatë.