Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë më të dashuruar se kurrë dhe kjo nuk ka dyshim. Këngëtarja së fundmi në “The Kyle And Jackie O Show” tha se pse iu deshën 18 vjet për t’u ribashkuar me burrin e jetës së saj.Ata u bënë bashkë u ndanë në vitin 2004 pas një fejese të dështuar. Çifti u ribashkua në korrik 2021 dhe më pas u martua në Las Vegas në korrik 2022.
“Ne të dy e lamë marrëdhënien dhe patëm fëmijë me njerëz të tjerë. Por, e dini, në mendjen time isha disi si “Oh, kjo ishte dashuria ime e vetme” dhe u kthyem bashkë. Unë nuk mund ta besoja dhe nuk mendoj se mund ta besonte as ai. Nuk është diçka që ne e kemi planifikuar ndonjëherë. Ne vërtet kishim vazhduar me jetën tonë, por kur u rilidhëm, ishte pothuajse e menjëhershme dhe ne thjesht e dinim”, tha ajo.