Bieta Sulo është vlerësuar për punën e saj 20-vjeçare në Top Channel si Ambasadore e Paqes, kjo në emër të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Çmimin e mori nga Federata e Paqes Universale në prani të personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ndihem e nderuar që i përkas këtij institucioni mediatik, i cili në një moment kur Shqipëria nuk kishte infrastrukturë mbështetëse por kishte shpirtin e Tanit, ndërtoi gjithë infrastruktuën që shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri, e kudo në diasporë të ishim së bashku”, tha Bieta në fjalën e saj.