Dua Lipës i pëlqen astrologjia dhe këtë e tregon shpesh në intervista. Në një intervistë për Vanity Fair, këngëtarja ka treguar se i përket shenjës së Luanit, por ndjen se ka marrë edhe disa karakteristika nga shenja e Virgjëreshës.
Dua ka lindur në 22 gusht prandaj nuk i vëmë faj! Kjo datë njihet ndryshe si “mesi” i Luanit dhe Virgjëreshës prandaj personat e lindur mes shenjave marrin nga të dyja.
“Jam midis Luanit dhe Virgjëreshës kështu që kam marr nga të dy shenjat. Por ka shumë karakteristika të Luanit që më identifikojnë. Ndonjëherë dua të jem në qendër të vëmendjes dhe ndonjëherë dua të jem e padukshme”, tha Dua.
Ajo shtoi se shpesh shikon edhe nëse shenja e saj përputhet me të partnerit.
”Ndikon edhe ashendenti dhe shenja e hënës”, shtoi Dua duke treguar që është tepër e informuar në këtë aspekt.