Mediat u pushtuan nga lajmi i një ndarjeje mes Hailey-r dhe Justin Bieber.
Hailey bëri një urim për ditëlindjen e Justin, por as kjo nuk ka mjaftuar për të shuar zërar. Mirëpo së fundmi modelja ka reaguar drejtpërdrejt.
“Për informacionin tuaj, historitë dhe gjithçka po shihni për ne në TikTok është 100% gënjeshtër. Janë shpikje, vijnë nga “toka e deluzionit”. E di që mund të duket qejf t’i ndjekësh dhe t’i zhvillosh këto histori, por të gjithë e dini që janë të rreme. Më falni që po ju prish qejfin”, shkroi Hailey në “Instastory”.