Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

1, 2, 3, jeni gati? Ferma VIP ka gjithçka për t’iu shtangur para ekranit dhe mos harroni, nis sonte!

22/03/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
1, 2, 3, jeni gati? Ferma VIP ka gjithçka për t’iu shtangur para ekranit dhe mos harroni, nis sonte!

22 Mars 2024! Erdhi momenti i shumëpritur. Numërimi mbrapsht, tashmë me orë e minuta, ka nisur. Sonte, në orën 21:00, të gjithë para ekranit të Vizion + dhe Tring, pasi ndizen dritat që shënojnë fillimin e Ferma Vip, një reality show siç nuk e keni parë kurrë ma parë në Shqipëri.





Në shkëlqimin e një studioje gjigante, me një mbrëmje mbresëlënëse spektakli të vërtetë dhe unik, merr udhë një rrugëtim i jashtëzakonshëm për konkurrentët, por edhe për teleshikuesit, pasi kjo eksperiencë televizive do të jetë një risi absolute.

Gjithçka është gati, vrulli i këtyre çasteve të fundit përgatitjeje dhe provash finale, shpërfaq ritmin e pandalshëm me të cilin është po punuar dhe do të vazhdojë të punohet për të sjellë para shikuesit një produksion të këtyre përmasave, të kuruar në çdo detaj, sipas të gjitha standardeve që dikton një patentë prestigjioze ndërkombëtare si kjo.


Spektakli i mbrëmjes së sotme, nata e madhe e premierës së një reality show që do të sfidojë çdo klishe në vendin tonë dhe më gjerë, do të jetë e magjishme. Nën drejtimin e Fjoralba Ponarit nga studiot qendrore dhe Bes Kallakut nga ambientet e Ferma Vip, me kastin më interesant dhe të larmishëm, përzgjedhur pas studimesh e analizash të shumta, mes më të famshmëve të jetës publike në Shqipëri dhe Kosovë, me tre personalitete emrat e të cilëve do t’ia lëmë surprizë mbrëmjes së sotme, por që janë tre personalitete të mirëfilltë mediatikë, në rolin e opinionistëve, me një dinamikë atipike që nxit kontrast e shndërrohet në mision, Ferma Vip do të jetë një reality show ndryshe, origjinal dhe autentik.

Për rreth 90 ditë, 16 personazhe Vip, ndër më të famshmit në radhët e artit, medias, rrjeteve sociale, do të sfidojnë veten, do të zbulojnë para shikuesit një tjetër aspekt, do të “zhveshin” petkun e jetës mondane, për t’u dukur bukur, shumë bukur, ndoshta më bukur nga sa janë dukur ndonjëherë, para syve të atyre që i konsiderojnë si idhuj dhe i mbështesin gjithmonë. Në një fermë të mirëfilltë gjigante, ku do të shndërrohen në fermerë të vërtetë, presioni i të qenit personazhe publikë dhe i përshtatjes me mënyrën e re të jetesës, do të shndërrohet në një mision personal për secilin prej tyre, por ndoshta edhe motiv debati e përplasjesh. Duke ndërthurur në harmoni të plotë elementet e garës, mënyrës se jetesës, argëtimit, teksa e transporton audiencën drejt magjisë së jetës rurale, Ferma Vip do të jetë vendtakimi i preferuar i të gjithëve këtë pranverë, që duket se do të jetë më shpërthyese se kurrë.

Besoj e keni vënë re edhe ju, kudo që ndodheni, e gjithë vëmendja është tek ata, kureshtja, interesi, pyetjet për të zbuluar një personazh a një tjetër, janë bërë objekt diskutimi. Gjithkund flitet për Ferma Vip!

Të gjitha përgjigjet i marrim të gjithë së bashku, sonte në orën 21:00, në Vizion +, në spektaklin e madh, dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, ku do të transmetohet ekskluzivisht gjithçka që ndodh në Fermën më të famshme në kohë reale, 27 orë në 7 ditë të javës.

Vendtakimin e dini, orën po ashtu, merrni kokoshkat, mblidhni miqtë dhe uluni të shijoni një faqe të re televizioni të vërtetë. As se mos harrojmë, nga kudo që ndodheni nëpër botë, Vizion + dhe kanalet Ferma Vip 1 dhe 2, i ndiqni anekënd globit me Tring OTT.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Djali i Michael Jackson çon në gjyq gjyshen e tij Katherine: Mos përdor më paratë e babait tim

Djali i Michael Jackson çon në gjyq gjyshen e tij Katherine: Mos përdor më paratë e babait tim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera