Futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj ka përjetuar momente paniku në makinën e tij, teksa udhëtonte me vjehrrin.
Ata ishin duke udhëtuar me makinën e tipit “Ferrari” teksa ka nisur të marrë flakë në ecje.
Dyert e mjetit janë bllokuar dhe nuk kanë pasur mundësi të dalin menjëherë çka e ka shtuar panikun.
Kjo skenë ka qenë para familjarëve të tyre të cilët ishin me një mjet tjetër pas tyre. Sipas futbollistit i cili është shprehur për “Il Messaggero”, vlera e mjetit ka qenë gjëja e fundit që ka menduar dhe rëndësi ka që janë mirë.