“Zyrtarët kinezë u treguan shumë të paedukatë gjatë vizitës shtetërore në Londër”. Këto janë fjalët e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeth, e cila me sa duket nuk e ka vënë re kameran e drejtuar mbi të dy hapa larg, dhe e ka lëshuar veten me komente aspak diplomatike. Kaq ka mjaftuar që kjo ngjarje të shndërrohet në lajm të parë sidomos në Britani. “BBC” raporton se Mbretëresha po bisedonte me një përfaqësues të lartë të policisë për mënyrën se si është trajtuar ambasadori britanik nga zyrtarët kinezë, gjatë vizitës së Xi tetorin e kaluar. Qeveria e Pekinit nuk e ka komentuar ngjarjen, por me siguri fjalët e Mbretëreshës nuk janë pëlqyer aspak.