Blero Muharremi dhe Afrona Dika u martuan në vitin 2019 dhe u konfirmuan ndarjen në qershor të vitit 2022. Teksa të dy nisën një jetë të re ndarë nga njëri-tjetri, lajmet për ta nuk kanë reshtur. A kanë nisur histori të re dashurie, statuset i kanë bërë për njëri-tjetrin, kunja etj. Para pak ditësh u konfirmuar edhe ndarja e fundit e Bleros teksa ai dhe ish-gruaja e tij Afrona kanë ardhur me një surprizë. Një intervistë së bashku. Po-o, e lexuat mirë, një intervistë në podkastin e Afronës që do të publikohet më 5 maj.Por para intervistës së plotë është publikuar traileri dhe duket se do të ketë shumë emocione dhe lot. “Kjo është intervista më personale që ekziston pas 20 vitesh karrierë”, dëgjohet të thotë Blero.








