Krist Dragot ish-finalisti i “BBV2” në një intervistë e tij të fundit në “Fun Club” ka komentuar një pjesë të situatave në “BBV3”.
Për sa i përket romancave ai u tregua shumë mosbesues dhe më shumë iu referua Heidit dhe Romeos.
“Romeo dhe Heidi nuk kanë dashuri. Heidi nuk ka lidhje me Romeon. Unë shikoj një Italo-shqiptarizëm. Këto gocat që vijnë nga Italia, çdo emision bëhen skuthe e më skuthe. Po shaj modelin që japin. Dua të jenë më të vërteta, më korrekte. Heidi për mua është një narciste e frikshme, që nuk ka lidhje me Romeon. Është një Big Brother ku meshkujt janë shumë viktimë, në naivitetet dhe fizikisht, të një rang femrash shumë narciste. Është e sëmurë në narcizmin e vet. Nuk e di ku e shikoni atë korrektësi”, tha Kristi.