Met Gala mblodhi të gjithë personazhet e njohur këtë të hënë që lamë pas. Ngjyra, lule, peshqirë, korse, në Met Gala i pamë të gjitha këtë vit. Përveç Rihanës që prisnim ta shihnim edhe këtë vit të shkëlqente. Por jo, ajo mungoi dhe sipas informacioneve mungesa ka ardhur për shkak të një viroze. Në event përveç saj është ndjerë dhe mungesa e Beyonce, Taylor Swift, Justin e Haiely Bieber, Blake Lively, Lady Gaga etj.