Dua Lipa vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri.
Ajo duket se e shijon bregdetin shqiptar me bukuritë që ofron por edhe për ushqimet tradicionale dhe shoqërinë e mirë.
Shpesh Dua e ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende që duhen vizituar, ndërsa në një intervistë për “iherartradio” e pyetur se kush është vendi i preferuar për të kaluar pushimet, ajo përmendi Shqipërinë.
“Jugu i Shqipërisë. “Ose Ibiza”, tha ajo.
Videon e ka publikuar edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan: “Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024.”








