Podkasti i Afronës me Bleron bëri xhiron e rrjetit, teksa nisën aludimet për ribashkim. Por Blero në një intervistë për “S’e luan topi” e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
“Nuk ka ribashkim me Afronën, në asnjë formë. Ka vetëm respekt të ndërsjellë, për shkak të kohës që kemi kaluar bashkë. Ajo ka jetën e saj, unë timen. Unë nuk kthehem pas, kur marr një vendim, marr të duhurin dhe s’ka kthim. Asaj i uroj shëndet, sukses dhe mendoj se ky podkast ka për ta ndihmuar në karrierë. Kam dashur t’i bëj një të mirë, por edhe kam dashur të jap një mesazh që dikur kemi qenë bashkë, s’ka funksionuar, por s’duhet të ndalojë komunikimi”,ka thënë Blero.
Më pas këngëtari ka folur edhe për lidhjen e fundit, duke theksuar se është ende i dashuruar, por lidhja s’ka funksionuar.
Je sot i dashuruar?
“Ëëëë po, ende”, tha ai.