Cindy Marina dhe Genar Topalli janë prej kohësh bashkë dhe në shkurt të këtij këtij viti ai i propozoi Cindy-t martesë.
Po dasmën kur e kemi?
Cindy ka zbuluar në një intervistë për “Jo vetëm modë” se dasma do të bëhet vitin tjetër.
“Propozimin e mora dhe dasma duhet menduar patjetër. Do të jetë vitin tjetër. Ndoshta në Romë. Do të ketë ndërthurje të tradicionales dhe modernes”, ka thënë modelja.