Roza Lati ka sqaruar incidentin me gazetaren Albana Ruçin në tapetin e kuq të finales së BBV3!Roza u akuzua se kishte bërë një sjellje të pahijshme duke e shtyrë gazetaren teksa kjo e fundit po përpiqej ta merrte një prononcim.
Videon nga ky moment e ndau edhe Albana e cila shkroi:
“Ideja është që unë qesh dhe s’bëj gjë të madhe se s’jam e djegur për vëmendje se mund të kisha bërë kinse isha rrëzuar, ose cenuar shumë se isha edhe LIVE. Por unë jam në të 20-tat dhe jo afër 40-ave kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet dhe ata që do të shuhen e do bien sjellin fat thuhet”.
Pas këtij postimi Roza ka reaguar duke sqaruar si ishte e gjithë situata!
“Një mesazh për publikun dhe Albanën. Meqë je në të 20-tat dhe jo në 40-tat prano një këshillë miqësore nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time që nuk ishte as për të të shtyrë as për të të fyer, por të thashë disa herë, ‘zemër sa të bëjë dy foto, se po ikën fotografi’ dhe aty isha patjetër që do të prononcohesha. Sa për sqarim, kur nuk dëmtova njeri sa isha brenda në Big Brother, u habita si e paskam bërë jashtë”, ka shkruar Roza.