Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona janë në pritje të fëmijës së dytë.
Ka qenë Marigona që përmes një postimi në “Instagram”, ka bërë të ditur se familja e tyre do të zgjerohet me një fëmijë të dytë. Modelja është në muajin e katërt, teksa kujtojmë se çifti janë prindër të një djali.
“Po, bebi numër 2 po vjen. Mezi pres të të takoj”, ka shkruar ajo.