Kim Kardashian i ka hyrë aktrimit dhe së shpejti do të luajë në një film të shkruar nga Paula Pell dhe Janine Brito.
Mirëpo për të qenë aktore, Kim duhet të heq dorë nga botoksi pasi nuk e ndihmon të shprehë emocionet e saj para kamerës.
“Ndihem sikur kam nevojë për më pak botox, më shumë emocione. Përndryshe nuk do të mund të qaj apo të dukem e frikësuar”, tha ajo.
Gjithashtu Kim ka deklaruar se nuk ka ndërmend të humbasë apo të shtojë peshë për një rol. “Nuk do të fitoj apo humbas 10 kilogramë për një rol. Nuk do ta bëj këtë”, tha ajo.