Ben Affleck ka folur për herë të parë pas lajmeve të shumta për ndarje nga Jennifer Lopez. I ftuar në emisionin e Kevin Hart në Peacock Hart to Heart, Affleck u hap për jetën dhe dashurinë.
Fillimisht aktori tregoi se sa ndikim ka Lopez te fansat e saj: “Ajo është kaq e famshme… dhe njerëzit e duan atë,. Ajo përfaqëson vërtet diçka të rëndësishme për njerëzit. Wshtw e mrekullueshme.”
Por për Affleck, fama që ata kanë është si një thikë me dy tehe kur bëhet fjalë për familjet e tyre dhe rolet e tyre si prindër.
“Çdo ditë që jam gjallë dua të sigurohem që po bëj gjënë e duhur, duke ua bërë jetën më të mirë,” tha aktori për fëmijët e tij, duke pranuar se ata kanë patur probleme në jetën e tyre personale për shkak të famës së tij.
“Më thyhet zemra kur them: “Kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë nëse nuk do të kisha këtë jetë”, pranoi Affleck.
“Por unë gjithashtu e di që kjo jetë më pëlqen më shumë për ta sesa ajo që kam pasur”, shtoi ai. “Unë flas shumë me Jennifer-in për këtë, ndërsa shohim se cili është ndryshimi midis jetës së fëmijëve tanë”.